Hysaj e Empoli ishin afër fitores

Zgjedhjet 2013

Hysaj e Empoli ishin afër fitores

Nga: K.Goca Më: 26 prill 2015 Në ora: 14:39

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, me ekipin e Empolit, ishin të pafat, sepse në çastet e fundit iu rrëshqiti fitorja. Empoli si mysafir barazoi me Atalantën me rezultat 2:2. Hysaj luajti titullar dhe dha maksimumin, por i mbetet merak që nuk fituan! Saponara në minutën e 41-të e Maccarone (60’) realizuan për Empolin dhe Gomez (43’) e Denis (90+3’) për Atalantën. Empoli klasifikohet i 16-të me 35 pikë dhe ka katër më shumë se Atalanta që është një vend më poshtë pas 32 javëve në Serie A.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat