Tomorri e Teuta kampion të Shqipërisë

Zgjedhjet 2013

Tomorri e Teuta kampion të Shqipërisë

Më: 20 prill 2015 Në ora: 18:11

Në kryeqytet u zhvillua Kampionati Kombëtar Ekipor për të Rritur në pingpong , ku morën pjesë 7 skuadra për meshkuj dhe 6 për femra, me Tomorrin për meshkuj e Teutën për femra që u shpallën kampionë të vendit. Në kampionatin e meshkujve, skuadra e drejtuar nga Xhorxhi Skufi arriti të triumfonte përballë rivalëve të saj, me Ilir Shabanaj, Dorian Tapian, Andi Kolën, Jetin Hoxhën dhe Rolando Karkanjozin që zunë vendin e parë në këtë kampionat duke kurorzuar skuadrën beratase si më të mirën në vend.

Në vendin e dytë ndërkohë u rendit Studenti, ndërsa i treti u pozicionua ekipi i Elbasanit. Për femra ndërkohë titullin kampion e fitoi skuadra e Teutës, që kishte në përbërjen e saj, Alba Xhupin, Liridona Rexhajn dhe Emirjeta Isufin. Vajzat e drejtuara nga mjeshtri i sportit, Musa Terniqi lanë pas ekipin e Elbasanit ndërsa në vendin e tretë u rendit skuadra e Tomorrit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat