LA Clippers e Memphis fituan takimet e para

Zgjedhjet 2013

LA Clippers e Memphis fituan takimet e para

Më: 20 prill 2015 Në ora: 17:45

Ekipi i Los Angelos Clippers shënoi fitore bindëse me rezultat 107:92 kundër San Antonios, në ndeshjen e parë të play-off-it të Ligës NBA. Vendasit ishin më të mirë dhe duke iu falënderuar edhe Chris Paul që realizoi 32 pikë, ia dolën të triumfojnë bindshëm. San Antonio nuk bëri paraqitje të mirë dhe kjo ndikoi edhe në humbjen bindëse. LA Clippers-at udhëheqin me rezultat 1:0. Ndërkaq, Memphis ishte më i mirë se Portland dhe fitoi me rezultat 100:86. Basketbollisti Udrih me 20 pikë ishte edhe prej më të veçuarve të Memphis dhe që ia siguroi edhe fitoren. Memphis tani udhëheq me 1:0 në seri të fitoreve. Skuadra me katërt të fituara kualifikohet më tutje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat