Në futboll kanë rëndësi vetëm golat

Zgjedhjet 2013

Në futboll kanë rëndësi vetëm golat

Më: 19 prill 2015 Në ora: 13:46

Trajneri i Manchester Utd, Louis van Gaal, është i kënaqur me lojën e djelmoshave të tij, por i zhgënjyer nga humbja, sepse në bazë të asaj që u tregua në fushë merituan më shumë me Chelsean. Manchester Utd pësoi humbje me rezultat 1:0 në derbin e javës. “Nuk ka rëndësi se si ndihem. Në futboll kanë rëndësi vetëm golat, ndërsa ata u treguan më të mirë në këtë aspekt. Nuk jam i frustruar, përkundrazi jam krenar për ekipin tim. Mendoj se luajtëm ndeshjen më të mirë të këtij sezoni dhe unë e vlerësoj mjaft shumë paraqitjen e futbollistëve të mi”, ka thënë Van Gaal.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat