Lacazette befason: Dua të rinovojë me Lyonin

Zgjedhjet 2013

Lacazette befason: Dua të rinovojë me Lyonin

Më: 17 prill 2015 Në ora: 11:32

Kërkohet nga shumë skuadra të mëdha evropiane por si duket kjo gjë nuk i bënë fare përshtypje.
Sulmuesi francez Alexandre Lacazette ka befasuar mbarë opinionin sportiv me deklaratën e fundit për mediat franceze se dëshiron të rinovojë kontratën me skuadrën aktuale Olimpique Lyon.

“Unë jam mirë këtu dhe familja ime gjithashtu. Kam disa opsione për të lëvizur por nuk është koha që tani të flasim”.

“Nëse do të vazhdoj projekti i klubit atëherë unë dua të rinovoj kontratën dhe të qëndroj edhe më tej këtu”, deklaroi sulmuesi fantastik.

Për francezin interesime ka pasur nga shumë skuadra të mëdha evropiane si Juventus, Roma, Arsenal, Manchester United, Chelsea, Manchester City, Liverpool, Napoli, Inter dhe Borussia Dortmund.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat