Mbahet etapa e katërt e Kampionatit Kombëtar

Zgjedhjet 2013

Mbahet etapa e katërt e Kampionatit Kombëtar

Më: 17 prill 2015 Në ora: 11:18

Pas etapës së tretë të Kampionatit Kombëtar në kros të paraglajdizmit që kohë më parë u mbajt në Gjirokastër, gjatë fundjavës do të mbahet etapa e katërt e quajtur “Suhareka Open 2015”, në të cilën përveç garuesve nga Kosova e Shqipëria do të marrin pjesë edhe garuesit nga Bullgaria e Maqedonia. Gara mbahet në vendin e quajtur Skorobisht ndërmjet Suharekës e Prizrenit.

Kampionatin e organizon klubi Shqiponja Artë dhe Federata Aeronautike e Kosovës. Në renditjen e përgjithshme kryeson garuesi nga Shqipëria Ilir Kafazi, para Artion Vretos dhe Ardall Celinës. E shtunë në orën 09.00 – 12.00 gara në precizitet, 12.00 – 16.00 gara në kros dhe e diel 09.00 – 12.00 gara në precizitet e 12.00 – 16.00 fluturime të lira, bën të ditur Baki Berisha, zëdhënës i Federatë Aeronautike të Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat