Prishtina shpreson në gabimet e rivalëve

Zgjedhjet 2013

Prishtina shpreson në gabimet e rivalëve

Nga: Kemajl Goca Më: 16 prill 2015 Në ora: 19:21

Edhe 11 javë sa kanë mbetur deri në fund të kampionatit, njohësit e futbollit parashikojnë se do të jetë luftë e ashpër për titullin e kampionit mes disa skuadrave. Feronikeli nga Drenasi, aktualisht kryeson me 44 pikë, duke lënë pas për gjashtë pikë Prishtinën dhe Besën e Pejës, ndërsa Hajvalia është në vend të katërt me 35 pikë, kurse Trepça ’89 e pesta me 34 pikë, skuadra që pretendojnë titullin e kampionit.

Prishtina pas humbjes së papritur të dielën e kaluar me rezultat 2:0 nga Hajvalia, shpresojnë se të do të kthehen në serinë e fitoreve në takimin e 19 prillit, ndaj Vëllaznimit nga Gjakova. Kapiteni i Prishtinës, Driton Krasniqi, shprehet se ngecja për gjashtë pikë nga kryesuesi natyrisht se nuk është edhe pak, por beson se kjo do të shkrihet shpejt.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat