Lajm i keq për Bayernin

Zgjedhjet 2013

Lajm i keq për Bayernin

Më: 1 prill 2015 Në ora: 16:21

Kampioni gjerman, Bayerni nga Munihu, do të jetë dukshëm i dobësuar pa futbollistin David Alaba, i cili lëndoi ligamentin e gjurit të majtë në miqësoren e zhvilluar mes Austrisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Ky është lajm i keq për Bayernin, sepse tani duhet të mendojnë për zëvendësimin e tij në repartin mbrojtës-mesfushor. Sipas mjekëve të skuadrës do t'i duhet të qëndrojë për shtatë javë në infermieri për t'u vënë më pas nën urdhrat e Pep Guardiolës. Praktikisht, 22-vjeçari e ka humbur sezonin edhe pse teorikisht ekziston mundësia që ai të jetë gati për finalen e Championsit e programuar për t'u zhvilluar më 6 qershor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat