Reaguam shkëlqyeshëm në sfidën me Armeninë

Zgjedhjet 2013

Reaguam shkëlqyeshëm në sfidën me Armeninë

Më: 30 mars 2015 Në ora: 15:22

Një fitore me rezultat 2:1 e Shqipërisë ndaj Armenisë, pa dyshim se bëri të gjithë shqiptarët krenar kudo që jetojnë e veprojnë. Shqipëria që dominoi lojën, pati një mori raste e katër shtylla të qëlluara dhe në bazë të raporteve në fushë, armenët ishin me fat që nuk pësuan debakël. Ansi Agolli, futbollist i palodhshëm, që bëri shumë harkime të sakta në zonën e armenëve.

Ai ishte krahu i djathtë i kombëtares dhe më i vlerësuar në takim, shpreh kënaqësinë e tij për fitoren dhe që bën hapin e madh drejt Euro 2016. Ndryshe Agolli është anëtar i skuadrës azerbajxhanase, Qarabag dhe kjo fitore e bën edhe me krenar, për faktin se kur dihen raportet mes Azerbajxhanit e Armenisë që janë të ngrira. “Ishte një ndeshje e vështirë. Nuk e filluam takimin ashtu siç deshëm, gjithsesi reaguam shkëlqyeshëm. Morëm një fitore mjaft të rëndësishme, e cila do na shërbejë shumë në të ardhmen. Jam i kënaqur që e kaluam me sukses edhe këtë përballje”, tha Agolli.

Futbollisti tha se prurjet e reja kanë sjellë freski e cilësi. “Gjatë dy viteve të fundit ka pasur shumë prurje në Kombëtare dhe kanë rezultuar me të vërtetë cilësore. Po e ndihmojnë mjaft ekipin, duke e bërë akoma më të fortë”, ka thënë Agolli.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat