Rilski me mungesa përballë Pejës

Zgjedhjet 2013

Rilski me mungesa përballë Pejës

Më: 30 mars 2015 Në ora: 14:26

Ekipi nga Bullgaria, Rilski Sportisti, shpreson se do të shënojnë fitore kundër Pejës, në ndeshjen e parë që luhen nesër të gjysmëfinales së Ligës Ballkanike në basketboll. Trajneri i Rilskit, Rosen Barchovski, për portalin e BIBL, tha: “Kemi disa probleme, sepse Rakoçeviq është i lënduar nga ndeshja në Kumanovë, dhe nuk ka stërvitur.

Taylor gjithashtu ka probleme me gjurin. Të dy ata janë shumë të rëndësishëm dhe nuk e di se a do të mund të luajnë. Megjithëkëtë, ne jemi përgatitur shumë seriozisht për këtë ndeshje shumë të rëndësishme”. Ai tha se kjo është vetëm loja e parë e gjysmëfinales. “Klubet nga Kosova gjithnjë kanë basketbollistë të mirë në dispozicion. Ne do të luajmë për të fituar, normalisht do të ishte e mirëseardhur një fitore me rezultat më të thellë”, tha Barchovski.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat