RVP drejt Fenerbahces?

Zgjedhjet 2013

RVP drejt Fenerbahces?

Më: 30 mars 2015 Në ora: 11:55

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Robin van Persie, nuk është i sigurt nëse do ta rinovojë kontratën me Djajtë e Kuq.
Holandezi është i lidhur me klubin anglez deri në verën e vitit 2016, prandaj Unitedi duhet t’i ofrojë kontratë të re nëse dëshiron ta mbajë.

Sipas The Sun, Fenerbahce është duke pritur vendimin e 31-vjeçarit dhe pastaj do t’i bëjë ofertë.

Klubi turk është i gatshëm t’i japë pagë të madhe Van Persiet, ndërsa atje do të luante krahas bashkëkombësit Dirk Kuyt dhe do ta kishte mundësinë të shfaqej në Ligën e Kampionëve.

Spekulimet e fundit thonë se Robin van Persie është i interesuar të largohet nga Old Traffordi dhe të sigurojë kontratën e fundit të majme në karrierën e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat