Sterling do më shumë se nëntë milionë funte për sezon

Zgjedhjet 2013

Sterling do më shumë se nëntë milionë funte për sezon

Më: 30 mars 2015 Në ora: 11:54

Ngecja e bisedimeve ndërmjet Raheem Sterling dhe Liverpoolit rreth rinovimit të kontratës, pritet të vazhdojë, pasi lojtari do ta refuzojë edhe ofertën më të re të klubit.
Para disa javësh, Redsat i ofruan 20-vjeçarit një shumë prej 100.000 funtesh në javë, mirëpo oferta i refuzua pasi kërkesa e tij ishte shumë më e lartë.

Tash raportohet se edhe nëse Liverpooli ofron 180.000 funte në javë, ai nuk do të nënshkruajë.

Oferta e re do të thoshte se ai do të përfitonte nëntë milionë funte në vit, por lojtari nuk është i kënaqur me këtë pagesë.

Refuzimi i ri nënkupton se Sterling është i vendosur ta vazhdojë karrierën diku tjetër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat