Sterling shpreson të jetë gati për derbin e madh

Zgjedhjet 2013

Sterling shpreson të jetë gati për derbin e madh

Më: 29 mars 2015 Në ora: 16:34

Me 4 prill do të zhvillohet derbi i madh në Premier League mes Arsenalit dhe Liverpoolit, dy skuadra që mëtojnë të janë në garat e ardhshme të Champions League. Një ndeshje që do të luhet në orët e mesditës (13.45) dhe do të jetë shumë më rëndësi për të dyja skuadrat. Mesfushori ofensivë i Liverpoolit, Raheem Sterling, tha se do jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Arsenalit. “Shpresoj që do jem gati për ndeshjen ndaj Arsenalit. Do të mjekohem tani dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme. Shpresoj që do jem gati kundër Arsenalit”, ka thënë Sterling. Pas 30 jave, Arsenali është në vend të tretë me 60 pikë, kurse Liverpooli i pesti me 54 pikë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat