Marchisio mungon rreth 6 muaj

Zgjedhjet 2013

Marchisio mungon rreth 6 muaj

Më: 27 mars 2015 Në ora: 16:34

Një lajm i rëndë për Juventus ka ardhur të premten pasi mesfushori Claudio Marchisio pas lëndimit të pësuar do të mungojë prej 4 deri në 6 muaj njoftojnë mediet në Itali.

Marchisio ka lënduar ligamentin e gjurit në stërvitjet e kombëtares së Italisë, por ky lajm do ta tronditë Juventusin pasi ky është lëndimi i dytë serioz pas mesfushorit tjetër Paul Pogba që do të mungojë dy muaj.

“Zonja e Vjetër” është afër që të shpallët kampion në Seria A, por ka punë të vështirë për të ecur drejtë suksesit në Champion League. Më lëndime tek Juve kanë pasur probleme edhe Vidal dhe Pirlo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat