Begovic në vend të De Geas

Zgjedhjet 2013

Begovic në vend të De Geas

Më: 26 mars 2015 Në ora: 17:33

Manchester United ka identifikuar portierin e Stoke Cityt, Asmir Begovic si zëvendësues të David de Geas, në rast se spanjolli largohet nga klubi në fund të sezonit.

Me kontratën e re të De Geas në diskutim, Manchester United ka filluar të mendojë për zëvendësuesin.

Portieri spanjoll vazhdon të spekulohet se mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Kurse, sipas mediave angleze nëse ndodh kjo, atëherë Red Devils do të hidhen në sulm për transferimin e portierit të Stoke Cityt, Asmir Begovic.

Kontrata e tij në Stoke do të skadojë në verën e vitit të ardhshëm, dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Old Trafford.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat