Buffon garanton suksesin e Italisë

Zgjedhjet 2013

Buffon garanton suksesin e Italisë

Më: 26 mars 2015 Në ora: 15:24

Italia beson se do të kthehet me fitore në ballafaqim me Bullgarinë, e cila zhvillohet me 28 mars (në orën 20.45), në kuadër të grupit H të eliminatorëve për Euro 2016 në futboll.

“Të gjithë lojtarët e kombëtares i trajton në të njëjtën mënyrë dhe kjo po i jep frytet”, tha Gianluiggi Buffon, portier më përvojë italian. “Të luash me ekipet e Lindjes është gjithmonë e vështirë, sepse këto skuadra japin 120% kur kanë përballë Italinë. Në takime të tilla futbollistët lindorë kërkojnë të bien në sy, që të transferohen në kampionate më të rëndësishme. Bullgaria do të jetë një pengesë serioze, por nëse zbresim në fushë me sjelljen e duhur, mund të mposhtim çdo kundërshtar”, tha Buffon. Italia është në vend të dytë me me 10 pikë në grupin H sa ka edhe Kroacia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat