Ducati është përmirësuar

Zgjedhjet 2013

Ducati është përmirësuar

Më: 5 mars 2015 Në ora: 17:22

Më 29 mars në Katar do të nisë Kampionati Botëror i Moto Grand Prix. Edhe këtë sezon favoriti kryesor për triumfin final është kampioni i Botës gjatë dy viteve të fundit spanjolli Marc Marquez. Por edhe pse Honda Hrc dhe Marquez qëndrojnë mbi të gjithë të tjerët, Valentino Rossi ka besim se mund ta mposhtë 22-vjeçarin në garën për titullin kampion. “Marc Marquez mbetet njeriu për t'u mundur dhe ne do të provojmë deri në fund. Niveli i konkurencës mes Hondës dhe Yamahas ka mbetur ai i njëjti, por nuk duhet harruar fakti që Ducati është përmirësuar ndjeshëm dhe mund të na hapë jo pak probleme këtë sezon. Shikoj një Andrea Dovizioso gjithnjë e më në formë dhe një Andrea Iannone më të motivuar se kurrë”, tha Rossi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat