Vëllezërit Ajeti e Baseli fituan bindshëm

Zgjedhjet 2013

Vëllezërit Ajeti e Baseli fituan bindshëm

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2015 Në ora: 15:14

Baseli dhe Zurich janë kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Zvicrës në futboll. FC Baseli shënoi fitore me rezultat 6:1 ndaj Münsingen, kurse Zurich pas 120 minutave me 1:0 mposhti Grasshoppersin. Vëllezërit Albian e Arlind Ajeti luajtën në pjesën e dytë nga minuta e 46-të përkatësisht 59-të në fitoren e thellë si mysafir. Kjo ndeshje u shikua nga 4 mijë shikues, ndërsa për vendasit luajti edhe shqiptari Valon Selmani. Për Zurich standard u paraqit Berat Gjilmshiti dhe për mysafirët Amir Abrashi. Në përgjithësi shqiptarët bënë lojë shumë të mirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat