E shqetësoi lëndimi i Reusit!

Zgjedhjet 2013

E shqetësoi lëndimi i Reusit!

Më: 4 mars 2015 Në ora: 13:51

Dortmundi është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë, pas fitores në Dresden me rezultat 2:0 ndaj ekipit të Ligës së Tretë, Dynamo. Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp, ishte i shqetësuar, sepse në minutën e 25-të është larguar nga loja Marce Reus për shkak të lëndimit. Klopp në ato çaste mendoj me të keqen për futbollistin e tij. “Nëse lëndimi i Reus nuk ka qenë i rëndë, atëherë ishte natë e mirë. Unë po shikoja me zemërim, sepse çdokush që më shikonte mua dukej sikur Marco e kishte thyer këmbën. Herën tjetër shpresoj që ata të më informojnë që gjendja nuk ishte aq e rëndë sa mendoja”, ka thënë Klopp.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat