Peja është favorite, por Bashkimi shpreson!

Zgjedhjet 2013

Peja është favorite, por Bashkimi shpreson!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 18:11

Dikur përballjet mes Pejës dhe Kosova e Re Bashkimit nga Prizreni, ishin të rivalitetit të madh, por tani nuk janë në atë masë. Megjithatë, prizrenasit nuk udhëtojnë me flamur të bardhë për në palestrën ‘Karagaçi’, por shpresojnë të befasojnë me lojë.

Pejanët e respektojnë Bashkimin dhe sipas tyre, fitorja do të mbetet në Pejë. Kjo sfidë zhvillohet nesër në orën 19.30 dhe pritet të mbledhë sa më shumë shikues. Pas 20 jave në ETC Superligë, Peja klasifikohet në vend të dytë me 37 pikë dhe ka katër më shumë se Kosova e Re Bashkimi, e cila është një vend më poshtë. Basketbollisti Fisnik Rugova, është optimist se Peja do të bëjë lojë të nivelit të lartë dhe do të dalin fitues.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat