Zikaltrit mendojnë për Fiorentinën

Zgjedhjet 2013

Zikaltrit mendojnë për Fiorentinën

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 17:32

Futbollistët e Interit janë para sfidës tjetër shumë të vështirë, por kësaj radhe në Serie A, kundër Fiorentinës nga Firenca. Ballafaqimi do të luhet të dielën në orën 18.15, e vlefshme e javës së 25-të. Kapiteni zikaltër, Andrea Ranocchia, ka thënë së skuadra e tij mëton fitore dhe të përmirësojë edhe më tepër bilancin në renditje, që të shtojë gjasat për t’u ngritur sa më lartë. Interi – Fiorentina është edhe derbi i kësaj jave. “Tash ne jemi duke menduar për ndeshjen ndaj Fiorentinës. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne e synojmë fitore”, ka thënë Ranocchia. Interi është i teti me 35 pikë ose katër me pak se Fiorentina e pesta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat