Ndeshja kryesore në Ferizaj

Zgjedhjet 2013

Ndeshja kryesore në Ferizaj

Nga: K.Goca Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 17:08

Besa Famiglia nga Peja kërkon fitore në Ferizaj ndaj skuadrës me renome, Kastriotit, në ndeshjen e javës së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Besa është në vend të parë me 29 pikë dhe ka dhjetë më tepër se ferizajasit që mbajnë vendin e tretë. Të gjitha ndeshjet luhen nesër, ku takohen: Prishtina-Zhegra (15.30), Kastrioti-Besa Famiglia (19.00), Drenica –Vëllaznimi (19.00) dhe Samadrexha - Kosova (V)? Edicioni pranveror nis edhe në konkurrencën e femrave, ku në javën e 12-të, takohen – e shtunë: Samadrexha-Kosova (14.30), Drita-Kastrioti (17.30) dhe të dielën: Prishtina-Shqiponja (15.30).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat