Kosova përballë Eintrachtit dhe Werderit

Zgjedhjet 2013

Kosova përballë Eintrachtit dhe Werderit

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 12:13

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin mars me dy skuadra të njohura gjermane, Eintracht nga Frankfurti dhe Werderin gnga Bremeni.

Për përzgjedhësin e kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, është një test i mirë ndaj dy skuadrave të Bundesligës dhe të sprovojë të përzgjedhurit e tij. “Pas evaluimit të ofertave për ndeshje miqësore me disa Përfaqësuese jo aq të forta dhe me pëlqimin e Përzgjedhësit të Kosovës u konfirmua nga ana e Organizatorit të ndeshjeve si dhe Sponsorit te FFK-së, Zt. Dieter Burdenski zhvillimi i dy ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës kundër Eintracht Frankfurt me 24 mars në Frankfurt (19.00) si dhe me 27 mars (18.00) kundër Werder Bremen në Nordhorn”, shkruan në njoftimin e FFK-së.

“Në takimin e mbajtur në Leuna të Gjermanisë në përfaqësinë e kompanisë INTERiNG u zhvillua takimi në mes të përfaqësuesve të DFB (Rainer Milkoreit-nënkryetar, Markus Weidner, Wolfgang Grunert, Dieter Burdenski) dhe përfaqësuesit e FFK-së në Gjermani, vëllezërit Zija dhe Nexhat Shoshi dhe Fekmi Kongjeli.

Në këtë takim kishte edhe përfaqësues të politikës rajonale si dhe përfaqësues të sportit të rajoneve Sachsen, Sachsen-Anhalt dhe Thüringen si dhe mysafirë të tjerë nderi nga Kosova dhe më gjerë. Federata e Futbollit e Kosovës, me përfaqësuesit e saj vëllezërit Shoshi dhe Kongjeli dhe Federata Gjermane morën këto vendime për bashkëpunim:Presidenti i DFB Wolfgang Niersbach e konfirmoi takimin me Presidentin Fadil Vokrri për datën 18 mars 2015 për të harmonizuar agjendën për takimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që do të mbahet me 23 mars në Vjenë të Austrisë.

Pastaj konfirmimi i ndeshjes se përzgjedhjes U-19 Sachsen e cila do të zhvillohet në prill ose maj në Kosovë kundër përfaqësueses së Kosovës U-19. Po ashtu edhe Republikat Sachsen-Anhalt dhe Thüringen në një të ardhme shumë të afërt do të dalin me projekte konkrete për ta ndihmuar FFK –në, në fushat e ndryshme. Arritja e marrëveshjes nëpërmjet Dieter Burdenski për sponzorisim me pajisje sportive me markën e njohur “NIKE””, thuhet nga FFK.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat