Cana e Lazio u befasuan nga Cesena

Zgjedhjet 2013

Cana e Lazio u befasuan nga Cesena

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 17:19

Futbollisti Lorik Cana me ekipin e tij, Lazio nga Roma, ngelen pa pikë në Cesenë. Skuadra e Cesenës arkëtoi tre pikë të mëdha dhe të shpresës për ekzistencë. Cesena shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Lazios, në ndeshjen e javës së 21-të në Serie A. Pjesa e dytë ishte e kobshme për skuadrën e Lazios, e cila u kthye duarthatë. Defrel në minutën 60-të dhe Cataldi realizoi autogol në atë të 77-tën, ku ngritën epërsinë e vendasve në 2:0. Miroslav Klose në minutën e 87-të ngushtojë humbjen në 2:1. Cana luajti tërë ndeshjen, ndërsa Etrit Berisha, portier, nuk u aktivizua asnjë minutë për Lazion. Cesena është e parafundit në renditje (e 19-ta) me 15 pikë, ndërsa Lazio e katërta me 34 pikë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat