Kosova në Debrecen

Zgjedhjet 2013

Kosova në Debrecen

Nga: K.G. Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 15:21

Boksierët e kombëtares së Kosovës janë para sfidave të vështira. Sipas zyrës së FBOXK-së, tre boksierë do të udhëtojnë për në Debrecen të Hungarisë. “Me ftesën e Federatës së Boksit të Hungarisë, me tre boksierë marrim pjesë në turneun e madh ndërkombëtar (i 59-ti me radhë) ‘Bockai Istvan’, që mbahet në Debrecen nga 3 deri me 8 shkurt.

Kosova përfaqësohet me këtë boksierë: Violant Sylejmani (60 kg), Naser Shala (64 kg) e Besart Kurhasku (69 kg), ndërsa përzgjedhësi Xhevdet Peci së bashku me gjyqtarin ndërkombëtar Latif Demolli, do të janë pjesë e ekspeditës. Peci ka paraparë edhe dy boksierë tjerë, si: Liridon Zeqiri (64 kg), Armend Xhoxhaj (81 kg), që do të boksojnë në turneun ‘Stranghat’ që organizohet në Sofje nga data 23 shkurti deri më 1 mars. Këto dy turne janë shumë të rëndësishme për boksierët tanë që të përmbushin normat dhe të fitojnë pikë për Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’.

Boksierët tanë janë në formë të duhur, pasi që kanë qëndruar në përgatitje të përbashkëta në Durrës, ku besojmë se do të korrin suksese dhe të sjellin medalje”, thuhet nga Federata e Boksit e Kosovës. Krerët e FBOXK-së shpresojnë se do të jetë vit më i mirë se ai i kaluari.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat