Roma nuk dorëzohet, do titullin

Zgjedhjet 2013

Roma nuk dorëzohet, do titullin

Më: 30 janar 2015 Në ora: 17:10

Skuadra e Romës ende shpreson se ka gjasa shumë të mira në luftë për titullin e kampionit në Serie A. Romakët përkundër se ngecin me minus 7 pikë nga ‘Zonja e Vjetër’, shpresojnë se gradualisht do ta zënë hapin për titull. Roma nesër në orën 20.45 ballafaqohet me Empolin dhe presin fitore në ndeshjen e javës së 21-të. Trajneri romak, beson se futbollistët e tij janë në formë dhe do të tregojnë kualitetet e tyre. “Jemi të dytët në kampionat dhe në garë për tre trofe”, tha Garcia. Ai përqendrohet te ndeshja e radhës.

"Taktikisht Empoli është skuadra më e organizuar e kampionatit. Kemi shënuar pak kundër tyre në Kupën e Italisë dhe unë shpresoj të kemi kuptuar nga gabimet”, theksoi ai. “Mungojnë shumë lojtarë por unë mendoj për ata që do të luajnë dhe kam besim të plotë. Kemi tre mbrojtës shumë të fortë, ndërsa Parades është në nivelin e titullarëve. Nuk fitojmë në Olimpico? Është e vërtetë por duhet të rikthehemi te suksesi përballë tifozëve tanë.

Dua një ndeshje me kapacitet maksimal”, thotë Garcia. Mattia Destro i dha lamtumirën Romës pak ditë nga mbyllja e afatit kalimtar, Garcia nuk mund t'i evitojë pyetjet për largimin e tij. “Mattia kërkonte më shumë hapësira edhe pse unë e vlerësoj shumë. Për të flasin statistikat dhe unë do të dëshiroja që të siguronte më shumë mbështetje edhe nga tifozët”, tha Garcia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat