Pritet garë e fortë e skive në Bogë

Zgjedhjet 2013

Pritet garë e fortë e skive në Bogë

Nga: Kemajl Goca Më: 30 janar 2015 Në ora: 10:35

Skiatorët dhe skiatoret e klubeve të ndryshme do të luftojnë për titullin e kampionit të ri të Kosovës në kategoritë e ndryshme. Hajrush Demaj, kryetar i Federatës së Skitarisë së Kosovës, tha se të shtunën (në orën 11.00, me 31 janar) do të zhvillohet Kampionati i Kosovës në disiplinën e sllallomit, në Qendrën e Skive në Bogë. “Kampionati zhvillohet për të gjitha kategoritë, duke filluar nga yllkat I, II, fatosat I, II e deri të seniorët”, tha Demaj. Gara pritet të jetë shumë e fortë, ndërsa skiatorët pretendohet se janë mirë të përgatitur dhe të gatshëm për këtë sfidë. Në çdo kategori pritet rivalitet i madh mes skiatorëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat