Zogaj shpreh gatishmërinë t’i ndihmojë gjyqtarët

Zgjedhjet 2013

Zogaj shpreh gatishmërinë t’i ndihmojë gjyqtarët

Më: 29 janar 2015 Në ora: 19:14

Gjyqtari dhe instruktori shqiptar Bekim Zogaj është pritur nga kryetari i Komisionit te Gjyqtarëve të futbollit të Kosovë, Përparim Hasani. Mikpritësi Hasani e njohu z. Zogaj për punën që po bën Komisioni për gjyqtarë si dhe për përgatitjet që po bëjnë gjyqtarët e futbollit të Kosovës për stinorin pranveror si dhe për nevojën e ngritjes profesionale të gjyqtarëve. Ndërkaq, z. Bekim Zogaj, i cili për kolegët e tij në Kosovë solli pajisje sportive, shprehu gatishmërinë që t’i ndihmojë Komisionin si dhe gjyqtarët në të gjitha format e mundshme, jo vetëm me pajisje por edhe me organizimin e këshillimeve të ndryshme që do të ndihmonte në ngritjen profesionale të gjyqtarëve gjithmonë në rrethanat dhe ndryshimet e reja.

Po ashtu të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që në muajin prill të organizohet një këshillim për gjyqtarë dhe kontrollorë dhe vëzhgues. Kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve Përparim Hasani ka falënderuar z. Zogaj për ndihmën dhe mbështetjen që po jep për gjyqtarët e futbollit të Kosovës. Duhet theksuar se kjo nuk është hera e parë që z. Zogaj po i ndihmon kolegët e tij në Kosovë”, thuhet nga FFK-ja.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat