As i shqetësuar, as në presion, as si lëkundet karrigia!

Zgjedhjet 2013

As i shqetësuar, as në presion, as si lëkundet karrigia!

Më: 28 janar 2015 Në ora: 10:31

Filippo Inzaghi, nuk ndihet i shqetësuar, nuk mendon si i luhatet karrigia. Ai është më i sigurt se asnjëherë më parë dhe i bindur se do të vazhdojë gjatë me Milanin. As humbja e të dielës me rezultat 3:1 në Romë nga Lazio e vlefshme për Serie A, dhe as ajo e të martës në San Siro me 1:0 po nga e njëjta skuadër dhe eliminohen nga garat e Kupës së Italisë, nuk e fut në presion aspak Inzaghin. Madje Milani kishte plotë 45 minuta një lojtar më shumë në fushë, kur u përjashtua Lorik Cana pas dy kartonëve të verdhë, pas as kjo s’i ndihmojë për të përmbysur rezultatin e mysafirëve.
“Do të qëndroj në krye të Milanit? Nuk më interesojnë aspak këto diskutime. Më pëlqen që kam humbur një ndeshje të luajtur kështu, të vendosur vetëm nga episode. Duhet të rinisemi, duke bërë atë që dimë të bëjmë më mirë. Dhamë gjithçka, madje kemi dhënë shumë, por gjithsesi nuk ka mjaftuar. Si ndihem? E çuditshme, por Ferguson ka arritur të fitojë titullin e parë pas shtatë sezonesh në Manchester.

Edhe Mancini, që është fenomen mes trajnerëve, ka vështirësitë e tij. Nuk ndihem i dëshpëruar, thjesht do të vazhdoj rrugën time, por jam i bindur se Milani do të rilindë", ka thënë Inzaghi. Ai flet për humbjen nga Lazio.

“Nuk kemi qenë inferiorë ndaj Lazios, por duke qenë se ata ishin me 10 lojtarë duhet të ishim më të organizuar. Dy gola u kemi shënuar, por u anuluan dhe kam dyshime për to. Në Romë kemi luajtur shumë më keq. Ndoshta jemi edhe disi fatkeq, pasi shumë lojtarë ndihen të pamotivuar, ndërsa nuk kemi shumë zëvendësues në dispozicion. Megjithatë, nuk dua të kërkoj justifikime. Duhet të rikthehemi patjetër te fitorja, pasi veç saj nuk vlen asgjë”, ka thënë Inzaghi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat