Pirlo: Në Old Trafford gabuan rëndë...

Zgjedhjet 2013

Pirlo: Në Old Trafford gabuan rëndë...

Më: 27 janar 2015 Në ora: 18:49

Andrea Pirlo, futbollisti veteran i kampionit në fuqi Italian, Juventusi, tha se Pogba është lojtari numër një. Juventusi kërkon të arkëtojë sa më shumë nga shitja e mesfushorit dhe shifrat që kanë nisur të qarkullojnë janë vërtet të frikshme. Paul Pogba nuk e ka ndërmend të rikthehet në Manchester Utd. “Në Old Trafford gabuan rëndë që e larguan. Cilado qoftë arsyeja që nuk i dhanë asnjë mundësi, mund të them me siguri se nuk morën vendimin e duhur. Herën e parë që luajtëm bashkë te Juventusi e kuptuam të gjithë se ai kishte diçka të veçantë. Brenda dy viteve arriti të bëhet një nga lojtarët më të mirë të botës”, thotë Pirlo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat