Alonso me uniformën e re sportive

Zgjedhjet 2013

Alonso me uniformën e re sportive

Më: 27 janar 2015 Në ora: 17:46

Piloti i mirënjohur në Formula 1, Fernando Alonso, me uniformë sportive të klubit të ri. Kur duhen edhe dy ditë nga prezantimi zyrtar i projektit të ri sportiv të McLaren, skuadria britanike ka publikuar foton e parë të Fernando Alonsos me tutën e bardhë që do të përdorë këtë vit.
Fotoja është publikuar në Twitter dhe bie në sy logoja e Hondës dhe disa sponsorë të vegjël si Mobil, SAP apo Pirelli. Por, nuk shihet asnjë ndërmarrje e madhe që do të mbështesë në këtë sezon skuderinë McLaren-Honda.

Mendohet se të enjten, së bashku me njëvendëshen e re do të prezantohet edhe sponsori kryesor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat