Eto’o kompleton kalimin te Sampdoria

Zgjedhjet 2013

Eto’o kompleton kalimin te Sampdoria

Më: 27 janar 2015 Në ora: 17:42

Ekipi i futbollit italian, Sampdoria, tani e tutje do të jetë më e fortë në Serie A, me përforcimin e ri, kamerunasin Samuel Eto'o. Sulmuesi ka kompletuar transferimin në Sampdoria, kjo bëhet e ditur edhe nga drejtuesit e Evertonit. “E falënderojmë Eto’on për përpjekjet dhe që solli njohuritë e tij në ekip dhe në Finch Farm ku ai përcolli disa përvoja të tij të tmerrshme për të gjithë të rinjtë. Kujtimet e paraqitjeve të tij në Evropë janë të veçanta. Në emër të të gjithë tifozëve të Evertonit, i dëshirojmë atij çdo të mirë në kapitullin e ri të karrierës”, ka thënë Roberto Martinez, trajner i Evertonit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat