Në finale Australia-Koreja e Jugut

Zgjedhjet 2013

Në finale Australia-Koreja e Jugut

Nga: Kemajl Goca Më: 27 janar 2015 Në ora: 12:29

Australia është në finalen e madhe të Kupës së Azisë, pasi e mposhti me rezultat 2:0 kombëtaren e Emirateve të Bashkuara Arabe. Australianët qysh në 45 minutat e parë e kryen punën, kur shënuan dy gola të shpejtë. Futbollisti Sainsbury në minutën e 3-të kaloi ‘kengurët’ në epërsi dhe pas 11 minutave (14’) Davidson shënoi për rezultatin përfundimtar 2:0. Australianët patën 53 për qind në pronësi topin për dallim nga kundërshtari gjithsej 47 për qind. Australia në finale takohen me Korenë e Jugut, e cila luhet të shtunën, me 31 janar dhe në orën 10.00 sipas kohës evropiane. Për vend të tretë takohen: Emiratet e Bashkuara Arabe me Irakun, e cila luhet me 30 janar në orën 10.00.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat