Atlanta e fortë, nuk njeh rival

Zgjedhjet 2013

Atlanta e fortë, nuk njeh rival

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2015 Në ora: 16:38

Atlanta prej 27 dhjetorit të vitit të kaluar nuk njeh humbje në Konferencën e Lindjes në Ligën NBA në basketboll. Atlanta vargon fitoren e 16-të më radhë dhe kryeson në Lindje. Atlanta para shikuesve të vet realizoi fitore me rezultat 112:100 në ballafaqim me Minnesota-n. Basketbollisti Paul Millsap ishte prej më të dalluarve dhe me 20 pikët e tija ndihmoj ekipin për të regjistruar edhe një fitore dhe gëzoi mbi 18 shikues që ishin në palestër.

Atlanta kryeson me 37 fitore e 8 humbje, kurse Minnesota mban pozitën e 15-të me 7 fitore e 36 humbje në Konferencën e Perëndimit. Houston si mysafir fitoi me rezultat 99:87 ndaj Los Angelos Lakers-ave. Basketbollisti James Harden ka qenë në kulmin e formës, i cili pothuajse i vetëm e shkatërroi kundërshtarin. Harden ka realizuar 37 pikë, që ishin edhe një goditje e tmerrshme për LA Lakers-at. Houston renditet në vend të katërt me 31 fitore e 14 humbje, kurse Los Angelos Lakers-at të 14-tin me 12 fitore e 33 humbje në Perëndim.

Kryesuesi i Perëndimit, Golden State, me mund të madh mposhti (114:111) Bostonin. Klay Thompson me 31 pikë ishte edhe figura kryesore e triumfit të Golden States, e cila ka 36 fitore e 6 humbje, kurse Bostoni është i 11-ti me 15 fitore e 27 humbje në Lindje.

Rezultatet

Denver-Washington 115:117
Chicago-Miami 84:96
Cleveland-Oklahoma 108:98
Phoenix-LA Clippers 100:120
New Orleans-Dallas 109:106
Atlanta-Minnesota 112:100
Orlando-Indiana 99:106
Toronto-Detroit 114:110
San Antonio-Milwaukee 101:95
Golden State-Boston 114:111
LA Lakers-Houston 87:99

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat