Duhet të kem fat!

Zgjedhjet 2013

Duhet të kem fat!

Më: 26 janar 2015 Në ora: 11:18

Juventusi është shkëputur për shtatë pikë nga Roma. ‘Zonja e Vjetër’ marshon drejt titullit të ri dhe duket se nuk ka konkurrent të fortë. Ata pas javës së 20-të në Serie A, kryesojnë me 49 pikë, duke e lënë pas Romën e cila të dielën në mbrëmje barazoi në Firencë 1:1 me Fiorentinën.

Futbollisti i Juves, Pogba, që shënoi të dielën në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 2:0 kundër Chievos, tha se do të punojë edhe më shumë. “Do të vazhdojë që të punojë dhe të përmirësohem ende për tifozët dhe klubin”, tha Pogba, që deri më tash ka realizuar gjithsej 6 gola. “Këtë sezon, jam më i saktë para golit. Duhet të kem fat në goditjet e mia dhe fatmirësisht disa nga ato po hyjnë në portë”, ka thënë Pogba.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat