Nadal dhe Murray kualifikohen në çerekfinale

Zgjedhjet 2013

Nadal dhe Murray kualifikohen në çerekfinale

Nga: Kemajl Goca Më: 25 janar 2015 Në ora: 18:58

Spanjolli Rafael Nadal ishte dukshëm më i mirë se jugoafrikani Kevin Anderson dhe e mposhti me rezultat 3:0 (në sete 7:5, 6:1, 6:4). Tenisti spanjoll e fitoi ballafaqimin për 2 orë e 8 minuta dhe tani për kundërshtar e ka çekun Thomas Berdych. Nga ana tjetër, britaniku Andy Murray e hoqi qafesh bullgarin, Grigor Dimitrov, duke e mundur me rezultat 3:1 (6:4, 6:7, 6:3, 7:5). Ky takim zgjati 3 orë e 35 minuta dhe ishte një fitore bukur e vështirë për britanikun, i cili kualifikohet më tutje në turneun Australian Open që po mbahet në Melburon. Ai tash takohet me australiani Nick Krygios.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat