Shpresoj të jemi më të mirët

Zgjedhjet 2013

Shpresoj të jemi më të mirët

Më: 25 janar 2015 Në ora: 15:58

Mbrojtësi i Dortmundit, Mats Humels e ka të qartë se forma e dobët e treguar nga verdhezinjtë gjatë fazës së parë e ka penalizuar atë për t'u renditur mes qendërmbrojtësve më të mirë në Evropë. Gjithsesi 26-vjeçari beson se pjesa e dytë e sezonit do të jetë shumë më e mirë për Borussian dhe për atë personalisht.

"Ndiej se jam në një formë shumë më të mirë sesa në pjesën e parë të sezonit. Luajta për 90 minuta në miqësore me Utrehtin, pavarësisht ngarkesës së lartë që kemi marrë në stërvitje gjatë fazës përgatitore. Fakti që ndihem më në formë është shumë i rëndësishëm për mua. Gjithsesi nuk mund t'ju garantoj se do të luaj ashtu sikurse unë e mendoj veten time, por kjo është një bazë e mirë nga ku mund të nisem."
Skuadra e Jurgen Klopp barazoi 1-1 në miqësore me Fortunën e Dusseldorfit, e fundit në kuadër të përgatitjeve për takimin kundër Bayer Leverkusen, skuadër ndaj të cilës Hummels kërkon fitoren e parë në Bundesligë për 2015.
"Ne kemi ende shumë punë për të bërë, që ndaj Leverkusenit të jemi në formën më të mirë. Në sfidat e fundit miqësore kemi treguar një nivel të kënaqshëm dhe shpresojmë që të jemi edhe më mirë të shtunën e ardhshme".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat