Bytyqi e Cambuur humbin nga PSV-ja

Zgjedhjet 2013

Bytyqi e Cambuur humbin nga PSV-ja

Nga: Kemajl Goca Më: 25 janar 2015 Në ora: 14:13

Shqiptari Sinan Bytyqi me skuadrën e tij, Cambuur, nuk ia dolën të ndalin një pikë në vatër të tyre në përballje me PSV-në. Cambuur pësoi humbje me rezultat 2:1, në takimin e javës së 19-të të elitës së futbollit holandez. Bytyqi është i huazuar nga Manchester City, luajti titullar deri në minutën e 59-të, kur u zëvendësua nga De Ridder. Bytyqi, megjithatë, la përshtypje të mirë, por të zhgënjyer që mbeten duarthatë. PSV udhëheq renditjen me 49 pikë, kurse Cambuur mban pozitën e tetë me 27 pikë të mbledhura.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat