Kur e ke James, nuk ke krizë

Zgjedhjet 2013

Kur e ke James, nuk ke krizë

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 12:17

Basketbollisti LeBron James, kur është në formën më të mirë, pa dyshim se nuk ka kush e ndalë edhe ekipin e Cleveland. James me 25 pikët e tija kontribuoi për Cleveland-in, e cila shënoi fitore të thellë me rezultat 105:91 kundër Memphis-it. James administrojë lojën më shumë kujdes dhe iu dha motiv bashkëlojtarëve që pothuajse shumicën e veprimeve t’i përfundojnë me sukses. Oklahoma City zhgënjeu shikuesit e vet, ngase pësoi humbje me rezultat 101:99 nga New Orleans-i. Basketkebollisti Westbrook realizoi 29 pikë por fare nuk ndikuan që të thyejnë kundërshtarin. Davis me 38 pikë ka qenë i pandalshëm për vendasit dhe më i merituari për fitoren e skuadrës së tij. Los Angelos Lakers-at pësuan humbje të rëndë me rezultat 108:101 nga Sacramento. Cousins me 29 pikë ka qenë më i dalluari por edhe që kontribuoi në fitoren e ekipit të tij. Lakers-at si mysafir nuk ishin në gjendje që të arrijnë më të mirën përkundër lojës së mirë të basketbollistit Kobe Bryant, i cili realizoi 25 pikë. Miami i kthehet fitoreve. Ata para shikuesve të vet (rreth 20 mijë) mposhten me rezultat 100:84 Bostonin. Basketbollisti Deng me 23 pikë ishte edhe protagonisti i këtij triumfit, ndërsa mysafirët me gjithë angazhimin dot nuk ia dolën të shpëtojnë nga humbja e thellë.


Rezultatet

Brooklyn-Detroit 110:105
Miami – Boston 100:84
Orlando – Philadelphia 88:96
Sacramento - LA Lakers 108:101
Washington – Phoenix 92:104
Minnesota – Indiana 96:100
Oklahoma City - New Orleans 99:101
Cleveland – Memphis 105:91
Toronto - New York 118:108

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat