Haxhi Krasniqi: Dua të luftojë direkt për titullin e botës

Zgjedhjet 2013

Haxhi Krasniqi: Dua të luftojë direkt për titullin e botës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 10:41


Në sallën e Munihut, dëgjohej kënga besa-besë, e cila i dha edhe më shumë forcë kryetrimit shqiptar, Haxhi Krasniqi, me prejardhje nga Juniku i Kosovës, që ta dërrmoi polakun Dariusz Sek. Krasniqi mbrojti titujt në versionin WBA Continental dhe WBO International në boks. Ai për 12 runde dëshmoi nivel të lartë dhe asnjëherë nuk lejojë që kundërshtari ta çojë kokën lartë. Gjyqtarët vendosën unanimisht në vlerësime 115:113, 116:112, 116:112 në favor të Krasniqit. Në sallën e Munihut ishte një atmosferë e zjarrtë ku ishin me mijëra bashkatdhetarë që i dhanë përkrahje të fuqishme kryetrimit shqiptar. Ai boksoi me përpikëri, duke i dhënë goditje të forta kundërshtarit. Këshilltari i Krasniqit, Luan Dreshaj, ka thënë se frikë nuk ka pasur në asnjë moment nga kundërshtari! “Haxhiu e mjeshtëroi këtë luftë shumë mirë dhe është krejt normale se kundërshtarët e nivelit botëror nuk ta bëjnë fitoren të lehtë”, theksoi Dreshaj. Krasniqi në intervistën ekskluzive për gazetën kombëtare “Bota sot” tha se ky meç i ka bind të gjithë dhe tani do direkt t’i jepet mundësia për titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë. Boksieri junikas deri më tash ka 46 meçe, 43 fitore e 3 humbje, kurse polaku 21-1-2.

“Bota sot”: Haxhi, dominuat në shumicën e rundeve dhe shënuat fitore të thellë. E keni pritur një dominim ndaj polakut që disa herë u tregua i rrezikshëm?
Haxhi Krasniqi:
Ai e dëshmoi cilësinë e tij. Jam i lumtur se arrita të dominoj një kundërshtar aq të mirë.
“Bota sot”: Sa ishte motivuese kënga besa-besë në sallën e Munihut?
Haxhi Krasniqi:
Kënga Besa-Besë, melodia e ‘Bareshës’ duke hyrë në ring dhe të gjitha ato brohoritje të bashkatdhetarëve të mi janë pjesë e kësaj fitoreje. Momente të papërshkrueshme.
“Bota sot”: Ku ishte arma më e fortë e juaj për këtë fitore?
Haxhi Krasniqi:
Këtë fitore nuk e kisha arrit pa kondicion dhe moral të fortë luftarak.
“Bota sot”: Sa iu desh kohë ta studioni në ring kundërshtarin dhe t'ia merrni zemrën?
Haxhi Krasniqi: Në dy raundet e para kam qenë shumë i kujdesshëm dhe pastaj filloj lufta e vërtet.
“Bota sot”: Tash iu hapet rruga për titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë në versionin WBA ndaj gjermanit Jurgen Brahmer apo iu duhet edhe një meç eliminator?
Haxhi Krasniqi:
Besoj se ky meç i ka bind të gjithë dhe tani direkt të me jepet mundësia.
“Bota sot”: Pas kësaj fitore, tash e tutje në pushim të merituar apo në përgatitje të menjëhershme?
Haxhi Krasniqi: Njëherë pushim deri pas Vitit të Ri dhe pastaj menjëherë stërvitje.
“Bota sot”: Luan, a kishit frikë se do të jetë sprovë përtej sprove e Haxhiut ndaj Sek?
Luan Dreshaj:
Frikë nuk kam pas në asnjë moment! Haxhiu e mjeshtëroi këtë luftë shumë mirë dhe është krejt normale se kundërshtarët e nivelit botëror nuk ta bëjnë fitoren të lehtë. Sek u tregua tamam si e kemi pritur dhe me ndihmën e Zotit u arrit fitorja.
“Bota sot”: Cilat ishin lutjet tuaja në rundin e parë kur dukej Sek i rrezikshëm?
Luan Dreshaj:
Me të vërtet Sek mua nuk me ka çudit aspak, e kam pasur të qartë se ashtu do të prezantohet, nga ana tjetër e dija gjendjen e mirë të Haxhiut dhe kështu që lutesha vetëm të kalojnë raundet sa me shpejt dhe t’i gëzojmë 3.000 shqiptarë në sallë dhe miliona para ekraneve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat