Fitorja e parë e Gorgl në edicionin e sivjetshëm

Zgjedhjet 2013

Fitorja e parë e Gorgl në edicionin e sivjetshëm

Nga: Kemajl Goca Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 15:40


Elisabeth Goergl nga Austria shënoi fitoren e parë në edicionin e sivjetshëm në ski. Skiatorja austriake ishte më e mirë në disiplinën e supersllallomit të madh të Kupës së Botës, e cila u mbajt në Qendrën e skive në Val d'Isere të Francës. Ajo arriti e para në cak për 1:25.42 minuta ose 5 të qindtat qe më e shpejtë se bashkëkombësja e saj, Anne Fenninger dhe 13 se vendi i tretë, sllovenia Tina Maze. Goergl shënoi fitoren e parë në edicionin e sivjetshëm dhe e shtata në Kupën e Botës. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Maze, udhëheq me 656 pikë, pasojnë: Anna Fenninger 407, Lindsey Vonn (SHBA) me 312 pikë etj. Lara Gut (Zvicra) kryeson me 150 pikë në renditjen e përgjithshme të supersllallomit të madh, pasojnë: Goergl 122 e Maze 120 pikë etj.

Rezultatet

1. Elisabeth Görgl (Austria) 1:25.42
2. Anna Fenninger (Austria) 0.05
3. Tina Maze (Sllovenia) 0.13
4. Lara Gut (Zvicra) 0.23
5. Nadia Fanchini (Italia) 0.33
6. Julia Mancuso (SHBA) 0.56
7. Daniela Merighetti (Italia) 0.90
8. Cornelia Hütter (Austria) 1.21
9. Dominique Gisin (Zvicra) 1.47
9. Marie Arvier (Franca ) 1.47

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat