Reali kampion i botës! Ramos më i miri

Zgjedhjet 2013

Reali kampion i botës! Ramos më i miri

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 15:39

Real Madridi është kampion i botës për klube në futboll. Madrilenët, kampion i Evropës në finale e mposhtën me rezultat 2:0 kampionin e Amerikës së Jugut, San Lorenzon nga Argjentina. Sergio Ramos, mbrojtës i Realit, realizoi gol në minutën e 37-të, pastaj edhe Bale në atë të 51-të, duke ia siguruar triumfin e madh ekipit. Ramos shprehet i lumtur për golin dhe trofeun që fitoi ekipi i tij. Ai ka fituar ‘Topin e Artë’ për lojtarin më të mirë të Kupës së Botës për klube, duke e mposhtur bashkëlojtarin Cristiano Ronaldo. Ramos realizoi dy gola në këtë garë, ndërsa Ronaldo çuditërisht asnjë! Mbrojtësi madrilen tregon se ka pasur edhe probleme muskulare. “Është e vërtetë, unë rrezikova lëndimin tim duke luajtur ndaj San Lorenzos, por kam kërkuar që ta luajë këtë ndeshje”, tha Ramos. Ai tha se ka qenë një garë shumë e vështirë për të fituar, megjithatë, ia arritën qëllimit. “Ky Botëror i Klubeve ishte e vështirë për t'u fituar për Real Madridin dhe ne jemi shumë të lumtur tani. Jam shumë krenarë që kam ndihmuar skuadrën me këta gola, por ky është një sukses për të gjithë skuadrën”, ka thënë Ramos.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat