Zverdhet Behrami, Meha një pikë! Xhaka humbi!

Zgjedhjet 2013

Zverdhet Behrami, Meha një pikë! Xhaka humbi!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 15:38


Valon Behrami me Hamburgun befasuan për të mirë në udhëtim, duke barazuar me rezultat 0:0 me Schalken 04, në ndeshjen e javës së 17-të Bundesliga I. Behrami dëshmoi paraqitje të mirë, njëherësh u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 42-të. Schalke mban vendin e pestë me 27 pikë, kurse Hamburg i 14-ti me 17 pikë. Mesfushori shqiptar, Alban Meha me Paderbornin importuan një pikë. Ata barazuan 0:0 me Stuttgartin, kurse Meha u aktivizua nga minuta e 71-të. Meha me bashkëlojtarë fituan një pikë të madhe ndaj një skuadre të fortë. Futbollisti Granit Xhaka luajti titullar me Moenchengladbach por nuk e patën ditën dhe si mysafir pësuan humbje 2:1 nga Augsburgu. Moenchengladbach është i katërti me 27 pikë sa ka edhe Augsburg dy vende më poshtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat