Të luftojmë me Realin dhe Atleticon!

Zgjedhjet 2013

Të luftojmë me Realin dhe Atleticon!

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 15:14

Luis Enrique, trajner i Barcelonës, vlerëson lart fitoren e skuadrës së tij me rezultat 5:0 kundër Cordobas, në ndeshjen e javës së 16-të të kampionatit spanjoll. Golat i shënuan futbollistët: Pedro (2’), Suarez (53’), Pique (80’), Messi (82’ e 90+1’). Barcelona është në vend të dytë me 38 pikë dhe ka një lojë më shumë se Real Madridi, e cila kryeson me 39 pikë. “Kur arrini rezultatin që po kërkoni atëherë kjo mund të ketë një efekt kthyes. Mendoj se pikët reflektojnë ku jemi momentalisht. Duhet të përmirësohemi ende dhe ka shumë ndeshje, por ne jemi një skuadër që mund të luftojë me Realin dhe Atleticon deri në fund”, tha Enrique.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat