Vit i paharrueshëm

Zgjedhjet 2013

Vit i paharrueshëm

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 15:10

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ndihet fortë komod me trofeun e Kupës së Botës, për faktin se në mënyrën më të mirë e ka përmbyllur vitin 2014 me ekipin e tij. Ai lavdëroi futbollistët e tij me lojën që dëshmuan ndaj San Lorenzos ku fituan me rezultat 2:0 “Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm dhe i paharrueshëm. Jemi shumë të lumtur që i dhamë fund këtij viti me ketë titull dhe shpresoj se viti 2015 do të jetë si viti 2014. Është një kohë shumë e mirë për mua. Jam i lumtur që jam në këtë klub që fituam Champions Leaguen dhe Kupën e Klubeve të Botës”, ka thënë Ancelotti, i cili ka ecuri fenomenale me ekip edhe në ligën spanjolle.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat