Hirscher më i miri! Ligety i dyti!

Zgjedhjet 2013

Hirscher më i miri! Ligety i dyti!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 15:01

Skiatori austriak, Marcel Hirscher, në stilin e tij, dominoi në disiplinën e sllallomit të madh në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Alta Badia të Italisë. Hirscher ishte në ritmin më të lartë, rrëshqiti me mjeshtri dhe arriti i pari në cak me kohë të kaluar 2:30,17 minuta. Austriaku pati një kohë shumë më të mirë për një sekondë e 45 të qindtat se amerikani, Ted Ligety. Në anën tjetër, Ligety për tre të qindta ia doli të jetë më i shpejtë se pozita e tretë, Thomas Fanara nga Franca. Alexis Pinturault, renditet i katërti, por ishte shumë afër podiumit (vendit të tretë), mirëpo gabimi më i vogël e lë për një të qindtën e sekondës larg pozitës së tretë. Si sensacion i kësaj gare pa dyshim vlerësohet kroati 21-vjeçar, Filip Zubçiç, i cili zuri vendin e shtatë dhe më kohë më të dobët për dy sekonda e 67 të qindtat se fituesi i kësaj gare. Gara e radhës mbahet sot në Madonna di Campiglio të Italisë. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, norvegjezi Kjetil Jansrud, kryeson me 610 pikë, i ndjekur nga Marcel Hirscher 540 pikë, Dominik Paris (Italia) 345, Ted Ligety (SHBA) 326, Alexis Pinturault (Franca) 304 pikë etj. Hirscher udhëheq me 360 pikë në sllallom të madh, pasojnë Ligety 286, Pinturault 230 pikë etj.

Rezultatet
1. Marcel Hirscher (Austria) 2:30,17
2. Ted Ligety (SHBA) +1,45
3. Thomas Fanara (Franca) +1,48
4. Alexis Pinturault (Franca) +1,49
5. Felix Neureuther (Gjermania) +1,73
6. Roberto Nani (Italia) +1,81
7. Filip Zubçiç (Kroacia) +2,67
8. Fritz Dopfer (Gjeermania) +3,02
9. Gino Caviezel (Zvicra) +3,04
10. Marcus Sandell (Finlanda) +3,09
14. Kjetil Jansrud (NOR) +3,57

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat