Tour de France, Martin i pari në etapën 9

Zgjedhjet 2013

Tour de France, Martin i pari në etapën 9

Më: 8 korrik 2013 Në ora: 08:24

Një irlandez dhe një britanik dominojnë etapën e parë mes pirenejve, me të parin që fiton etapën e nëntë dhe të dytin që ruan fanellën e verdhë. Daniel Martin ishte ai që preu i pari vijën e finishit pas 168.5 kilometrave nga Saint Giroin ne Bagnes de Bigorre pas një dueli deri në fund me ndjekësin e tij më të afërt me Fugslang që ishte i vetmi që I mbajti ritmin, ndërsa I treti me rreth 20 sekonda vonesë u rendit ndërkohë polaku Viatkovski I ndjekur nga grupi I udhëhequr nga Moreno, ku bënte pjesë dhe fanella e verdhë e xhiros, Chris Froome.

Pikërisht ciklisti me origjinë nga Kenia, por i rritur në Afrikën e Jugut bëri një garë të shkëlqyer dhe pse nuk kishte në krah asnjë gregar që ta ndihmonte në ngjitjen e Pirenejve. Ciklisti i Team Sky konfirmoi kështu dominimin e tij në tur, duke rritur madje dhe diferencën me ndjekësin më të afërt Valverde që tashmë qëndron në 1 minutë e 24 sekonda ndërsa i treti në klasikimin e përgjithshëm është Mojema. Ndërkohë që vetëm i pesti renditet Alberto Contador që është i shkëputur nga fanella e verdhë me 1 minutë e 51 sekonda, pasi mbërriti I 13-ti në radhë në finish.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat