Hitzfeld: Tifozët shqiptarë janë fantastikë

Zgjedhjet 2013

Hitzfeld: Tifozët shqiptarë janë fantastikë

Më: 12 shtator 2012 Në ora: 16:40

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld në një deklaratë për mediat zvicerane pas ndeshjes me Shqipërinë (2:0), ka përgëzuar tifozët shqiptarë për atmosferën e zjarrtë në stadiumin “Swissporarena” në Lucern.
“Shqiptarët janë njerëz të mrekullueshëm. Kur dëgjova se në Lucern ndodhen rreth 12.000 shqiptarë nuk ju besova dhe qesha. Kur u afrova afër stadiumit mbeta pa fjalë. Besojeni që 12.000 tifozë nuk udhëtojnë në një shtet tjetër për të parë Gjermaninë, Anglinë apo Brazilin. Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme, ata janë njerëz të qejfit. Pastaj në stadium, përfundimisht ata janë ndër tifozët më të zjarrtë që kam parë”, ka thënë Hicfeld, për të shtuar: “Shaqiri shënoi kundër kombit të tij, megjithëse tek goli ai e gjuajti shumë keq, fati jonë që portieri nuk e arriti. Ai u ndje keq pas golit, dhe unë do t’i qëndroj afër! Ndërkaq në fund të ndeshjes Xhaka pati rast për gol, por nuk e di a e bëri me qëllim atë lëshim të topit apo e kishte nga emocionet. Gjithsesi, 12 mijë tifozë janë shumë për një 20 vjeçar, pasi ata po luanin kundër kombit të tyre dhe ne fituam. Shqipëria ka mundësi reale të kaloj grupet, nuk e di pse nuk investohet në atë vend. Pas kësaj ndeshje kam dëshirë ta vizitoj në të ardhmen”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat