Ferati më i miri, Selimaj notohet me dysh!

Zgjedhjet 2013

Ferati më i miri, Selimaj notohet me dysh!

Nga: Kemajl Goca, BOTA SOT Më: 22 mars 2011 Në ora: 12:30

Gjyqtarët edhe në javën e 20-të të Raiffeisen Superligës në futboll nuk shpëtuan pa kritika nga disa trajnerë të elitës. Prej trajnerëve më i zëshmi ka qenë Ajet Shosholli, i cili është ankuar se skuadra e tij, Vëllaznimi, është dëmtuar në ndeshjen me Trepçën në Mitrovicë. Sipas Shoshollit, penalltia as që ka ekzistuar në minutën e 73-të, por gjyqtari e ka referuar dhe ka ndryshuar edhe rrjedhën e lojës. Në fakt, si janë vlerësuar treshja e gjyqtarëve të kësaj ndeshje nga ana e kontrollorit? Gjyqtari Artan Hoxha është vlerësuar me notën tre, sikurse edhe ndihmësit e tij: Sanije Krasniqi e Lumturije Muhadri. Në shikim të parë, sipas kontrollorit ndarja e drejtësisë ka qenë e mirë. Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës, Ruzhdi Breznica, ka thënë se do t’i shtrëngojnë edhe më shumë kontrollorët në javët e ardhshme për faktin se mos të kanë dorën e lirë në vlerësimin e gjyqtarëve me nota. Edhe skuadra e futbollit Drenica nga Skenderaj është ndarë e pakënaqur me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarët. Në ballafaqimi Trepqa ’89 – Drenica, e cila përfundoi me rezultat 2:1 për vendasit, kësisoj janë vlerësuar treshja e gjyqtarëve: Zymer Berisha (3), Bujar Selimaj (2) e

Artan Latifi (3). Selimaj ka marrë notën me të dobët nga gjyqtarët e elitës dhe rrezikon edhe të ndëshkohet. Gjyqtari më i vlerësuar i kësaj jave padyshim se ka qenë Muhedin Ferati me notën katër. Ai ndau drejtësinë në takimin Ferizaj – Liria, i cili edhe njëherë ka treguar autoritetin e një gjyqtarit të vyeshëm. Ndërkaq. Nota katërshe për kryesor nuk ka pasur në asnjë ndeshje me përjashtim te Bejtë Fejzullahut që u vlerësua me notën 3.5 në përballjen KEK-u – Besa. Anësorët e kësaj ndeshje ishin më të mirët e javës: Armend Latifi e Fatlum Berisha, vlerësohen me notën katër.

Ballkani – Prishtina 1:0

Hajriz Hajdari 3.5

Gramos Shala 3.0

Nazmi Raci 3.0

Flamurtari – Hysi 0:3

Ergyn Janovaliu 3

Fatmir Tahiri 3

Musa Rrahimi 3

Ferizaj – Liria 1:1

Muhedin Ferati 4

Mentor Baliu 3

Fatmir Agërbashi 3

Trepça ’89 – Drenica 2:1

Zymer Berisha 3

Bujar Selimaj 2

Artan Latifi 3

Trepça - Vëllaznimi 2:0

Artan Hoxha 3

Sanije Krasniqi 3

Lumturije Muhadri 3

KEK-u – Besa 4:2

Bejtë Fejzullahu 3.5

Armend Latifi 4

Fatlum Berisha 4

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat