Vogëlushja që del vetëm në rrugë, shpëtohet nga shoferi mendjemprehtë

Ndryshe

Vogëlushja që del vetëm në rrugë, shpëtohet nga shoferi mendjemprehtë

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 23:18
Pamje nga videoja

Në një rrugë me përplot trafik në Sidnei të Australisë, një vajzë e vogël qëndronte në cep të trotuarit dhe futej nganjëherë në asfalt.

Në mënyrë që të mos ndodhë ndonjë tragjedi, Gary Dring e ka ndaluar veturën dhe ka dalë për ta marrë fëmijën 17-muajsh.

Pasi e ka kapur vajzën e paemëruar, afër saj ka shkuar një fëmijë më i rritur dhe e ka marrë me shpejtësi.

Në anën tjetër, familjarët e vajzës që ka ikur vjedhurazi nga shtëpia kanë kuptuar për ndodhinë vetëm pasi e kanë parë fotografinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat